Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në Rrugën e Kombit, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që janë regjistruar gjatë orëve e fundit.

Ministri theksoi se pavarësisht reshjeve të dëborës, rruga është e hapur, ndërsa ka angazhim të plotë edhe nga kompania mirëmbajtëse, që qarkullimi në këtë aks të rëndësishëm mos të ketë probleme.

Ministri u bëri gjithashtu apel drejtuesve të automjeteve që t'i referohen edhe buletinit ditor të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për gjëndjen e rrugëve. Por duhet që gjithashtu sipas tij që të respektohen rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën. Ministri Haxhinasto tha se për të përballuar sa më mirë gjendjen, strukturat shtetërore dhe emergjencat civile janë në gadishmëri.