Pas 2 humbjeve radhazi, Çelsi është rikthyer te fitorja dhe këtë herë me rezultat bindës ndaj West Bromit. Skuadra e Kontes ka triumfuar me shifrat 3-0 në Stamford Bridge, në praninë e mbi 40 mijë tifozëve të pranishëm.


Kapiteni i londinezëve, Eden Hazard ishte protagonist i kësaj fitoreje,. Me dy gola të shënuar, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Victor Moses. Në fushë u rikthye edhe Alvaro Morata, që zëvendësoi Olivier Giroudin në minutën e 63-të dhe asistoi në golin e dytë të Hazardit.


Me këtë fitore, Çelsi rikthehet në vendin e 4-t, me 53 pikë, një më tepër se Tottenhami i vendit të 5-të, ndërsa krahas dy londinezeve, edhe Manchesteri e Liverpooli do të zhvillojnë një garë interesante për të siguruar një vend në zonën Champions.


13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)