Deputeti i LDK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Gjilan Lutfi Haziri mbrëmë shtroi iftar për kryesinë e Bashkësisë Islame në Gjilan. “Besimi tek Zoti është një forcë e madhe, një forcë e jashtëzakonshme e njeriut, besimi në zot përben një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për vetën, për familjen, për vendin, për shoqërinë” tha Haziri me këtë rast duke dëshiruar shëndet dhe harmoni për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.
Kreu i Bashkësisë Islame në Gjilan .Sulejman Osmani ka falënderuar Haziri për ftesën dhe organizimin e këtij iftari.