Me ftesë të Akademisë së Hagës dhe në mbështetje të USAID Kosova, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po qëndron për një vizitë pune në Hagë të Holandës.

Haziri sot ka vizituar Akademinë e Hagës, e cila është specializuar në pushtetin lokal dhe zhvillimin e politikave lokale.




Gjatë qëndrimit të tij në Hagë, Haziri vizitoi edhe Parlamentin holandez dhe institucionet e tjera të qeverisë holandeze.




Në ditët në vijim, kryetari Haziri do të ketë takime të shumta me përfaqësues lokal të qytetit të Hagës dhe institucione të tjera që ndikojnë në politikat zhvillimore të qeverisjes lokale.




Kryetari Haziri në Hagë po qëndron bashkë me këshilltaren komunale nga radhët e LDK-së, Shpresa Kurteshi.