Ka zgjidhje për këtë fenomen të hedhjes së plehrave dhe rregullimit të ambienteve urbane. LIGJI! A ka aprovuar Aktin Ligjor të Banesave të Shumëkatëshe Kuvendi i Shqipërisë? A ka fuqi ligjvënëse Bashkia e një Qyteti, të nxjerre akte nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet e qytetareve në ambientet e banimit dhe përreth? Dhe e dyta, me e rëndësishme, a ka mekanizëm zbatimi dhe ndëshkimi për shkeljen e Aktit Ligjor të Banesave Shumëkatëshe? Kam dëgjuar që Pallatet e reja po menaxhohen nga menaxherë të paguar edhe në Shqiperi. Bukur. Cili është akti ligjor që menaxheri zbaton dhe u kërkon për zbatim banorëve? Po Pallati i “Ri” a ka në çdo kat dhomën e vogël të hedhjes së plehrave që me konvejer rrëshqasin në thellësi të nenkateve, për t’u transportuar pastaj nga makina e plehrave? A janë ndërtuar hapësirat e Mbajtësve të Plehrave në themele të Pallatit të “Ri” ku hyn makina e madhe e plehrave? Po rrugët dhe lulishtet si mund të ndërtohen? Nga Taksat ndërtohen, jo nga Taksat që i vjedhim, por nga Taksat e Bashkise që i kthejmë në investime. Po Banoret e Pallateve a paguajnë Takse Mirëmbajtje për Pallatin? Po Bord Drejtuesish, ku jep llogari menaxheri, a kanë ngritur Banoret e Pallatit? Këto janë problemet tona! Sepse po të zgjidhim keto, edhe ajo zonja “nikoqire” që hedh thesin me plehra nga kati i 5-te do të behet, si i thonë fjalës, ÇEÇO se e merr lumi e merr bashke me thesin që hedh nga dritarja. Këto zgjidhni “zotërinj” të Shqipërisë! Kalojani bukur, sepse keni për të ngrënë, edhe disko ka, edhe revista me ngjyra kanë dale, lexojini dhe kalojani botes edhe me sfilatat e modes, koncertet dhe festivalet e këngëve bajate dhe pa kuptim. Plehrat nuk do t’ju ndahen, për aq kohe sa të jene pastruar plehrat nga kokat tuaja.