Ndahet nga jeta ne moshen 75-vjecare Hekuran Isai, ish-minister i Brendshem i periudhes se fundit te diktatures dhe ish-anetar i Byrose Politike te PPSH. Hekuran Isai lindi ne Peqin te rrethit te Elbasanit me 7 maj 1933 dhe ishte nje nga udheheqesit e Partise se Punes se Shqiperise, anetar i Byrose Politike te KQ te PPSH qe ne vitin 1975, nderkohe qe vendoset ne krye te Ministrise se Puneve te Brendshme ne vitin 1982, duke zevendesuar ne kete post Fecorr Shehun, i cili u pushkatua ne ate kohe nga Hoxha, per ta dorezuar kete post me renien e diktatures ne vitin '90. Ai kreu Shkollen e Larte te PPSH "V.I.Lenin" me 1967. Eshte ngarkuar me detyra te rendesishme partiake e shteterore: sekretar i pare i KP te rrethit te Librazhdit dhe te Dibres ne vitet 1970-1975. Kandidat i KQ te PPSH ne Kongresin V ne vitin 1966 dhe anetar i KQ te PPSH ne Kongresin VI ne vitin 1971, sekretar i KQ te PPSH ne vitet 1975-1982. Deputet ne Kuvendin Popullor qe nga legjislatura e peste 1962. Nderkohe qe mbahet mend si ministri i Brendshem qe u perball me levizjen e dhjetorit, per te perfunduar me pas ne burg per gjyqin e kafeve, te organizuar ne ate kohe.