Helena Kadare po viziton Kosovën, ku u nderua nga presidenti dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili i dhuroi Hartën e Kosovës me motivacionin “Duke çmuar lart kontributin e shkëlqyer tuajin dhe të bashkëshortit tuaj, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, për të shprehur mirënjohjen time dhe të qeverisë së Kosovës”.


Ndërsa presidenti Thaçi e dekoroi me Medaljen Presidenciale të meritave për “kontributin e dhënë në letërsinë shqipe”. Helena Kadare u shoqërua në këto takime të nivelit të lartë nga studiuesja e letërsisë, Alda Bardhyli.


Helena u shpreh se ndjen një gëzim të madh që është në Kosovë, për kontributin e dhënë në pasurimin e letërsisë shqipe.


Në kujtimet dhe publicistikën e saj, vend të veçantë gjithmonë ka zënë dashuria ndaj Kosovës. Fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë, – tha presidenti Thaçi.


8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)