Policia besohet të ketë identifikuar autorët e dyshuar të sulmit me agjentin nervor Novichok ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij.


Zyrtarët mendojnë se disa rusë u përfshinë në tentativën e vrasjes së ish agjentit të dyfishtë dhe vajzës së tij Julia në Salisbury dhe po kërkojnë më shumë se një të dyshuar, pohon agjencia britanike e lajmeve Press Association.


Një burim me njohuri të hetimit tha për PA: “Hetuesit besojnë se kanë identifikuar kryerësit e dyshuar të sulmit të Novichok përmes ÇTV dhe e kanë kontrolluar këtë me të dhënat e njerëzve që hynë në vend rreth asaj kohe. Ata (hetuesit) janë të sigurt se të dyshuarit janë rusë”.


Lajmi vjen pasi një hetim do të hapet të enjten për Dawn Sturgess, 44 vjeç, i cili vdiq më parë këtë muaj, tetë ditë pasi kishte rënë në kontakt me Novichok. Policia dyshon se lënda kimike është e njëjta që është përdorur në tentativën e vrasjes së Skripaleve në mars.


Hetuesit po punojnë me teorinë se substanca ishte në një shishe parfumi të hedhur nga çifti në një park apo diku tjetër në qendër të qytetit të Salisbury dhe Sturgess ranë në kontakt me Novichok drejt e në lëkurën e tyre, tha burimi.


Policia gjeti shishe në shtëpinë e Rowley në Amesbury. Nuk dihet nëse është helmimi i Roëley dhe Sturgess dhe zbulimi i shisheve që kanë dhënë përparim jetik në hetime. Guardian zbuloi më 5 korrik se policia mund të dinte identitetin e vrasësve që kishin në shënjestër Skripalet.


Kur u paraqit në një takim publik në Amesbury më 10 korrik, oficeri kryesor kundër terrorizmit i Britanisë, Neil Basu, tha se “realiteti brutal” ishte se policia nuk kishte kapur akoma vrasësin apo vrasësit. Policia Metropolitane, që po udhëheqin hetimin, refuzoi të komentojnë hetimet.


Që nga marsi, qindra oficerë kanë ekzaminuar mijëra orë filmimesh ÇTV duke u përpjekur të vënë në dukje agresorët e Skripal. Është e mundur që në ditët e fundit ata kanë qenë në gjendje të përcaktojnë se ku shishja është hedhur dhe kështu të mundësojnë përqëndrimin në një kohë dhe vend të caktuar apo edhe të kenë gjetur një filmim të ri ÇTV.


19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)