Konsujt e Nderit të Shqipërisë nuk do të gëzojnë më lëvizjen e lirë me targat CD në automjetet e tyre, si pasojë e një vendimi të bërë publik dje nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.


Ai argumentoi se gjithçka bëhet në kuadër të reformimit të diplomacisë shqiptare, por vendimi i Cakajt është shndërruar në lajmin e ditës.


Kryediplomatit të Shqipërisë i është kundërpërgjigjur me thumba ish-ministri socialist i Financave  Arben Malaj, i cili është njëherazi Konsull Nderi i Austrisë për Shqipërinë Jugore.


Malaj thotë se nuk i ka marrë ndonjëherë targat diplomatike duke akuzuar ministrinë e Jashtme se ka humbur fokusin e prioriteteve kombëtare dhe plotëson axhendën mediatike me lajme të kësaj natyre.


KOMENTI I PLOTË I ARBEN MALAJT:


Një sqarim pa targa diplomatike, te cilat nuk I kam marre edhe pse kam një vit Konsull Nderi I


Austrisë për Shqipërinë jugore. Përzgjedhja konsull nderi është një proces diplomatik shume burokratik deri ne vlerësimin nga shërbimet sekrete te dy vendeve, vendit propozues dhe vendit ku do te ushtroj aktivitetin. Është e vërtetë qe propozimin e një vendi duhet ta miratoj vendi pritës ne këtë rast Shqipëria. Kisha shpresuar qe zëvendës ministri I jashtëm, do kishe kërkuar takim me shoqatën e konsujve te nderit per ta promovuar këtë mundësi diplomatike per promovimin e vendi tone, per rritjen e aktiviteteve ekonomike,shkencore e kulturore. Kisha shpresuar se nqs realisht ka nje problem me targat, Sekretari i Përgjithshëm I MEPJ te bënte nje takim me kryetarin e shoqatës se konsujve te nderit dhe qartësonte problemin konkrete dhe bashkëpunonin për zgjidhjen e tij sa me shpejte. Fokusi i zv ministrit tek lëvizjet ne staf , targat apo pasaportat diplomatike e dëmtojnë profilin e një shtetari, dëmtojnë kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombëtare dhe plotëson axhenden mediatike me lajme te tilla.


Dite te mbare,