Zëvendëskryetari i Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev sëbashku me 41 eurodeputetë i ka dërguar një letër presidentit të Francës, Emmanuele Macron dhe kryeministrit holandez, ku i kërkon që Këshilli i Europës të heqë vizat për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit 2020.


balla


Përmes një shënimi në Twitter, Kovatchev shkruan se prej dy vitesh Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet.


Së bashku me 41 eurodeputetët, nënshkrova 2 letra për Presidentin Emmanuele Macron dhe kryeministrin holandez/ kërkesë që të heqin vizat për qytetarët e Kosovës në Këshillin e Europës deri në fund të vitit 2020. U bënë 2 vite që kur Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e teknologjisë, Kështu që BE-ja mund të jetë një ndërmjetës i drejtë! shkruan Kovatchev.


Ky reagim i zëvendëskryetarit të Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian është mbështetur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.


Teksa ka shpërndarë postimin e tij, Balla shkruan se është plotësisht dakord me Kovatchev, ndërsa thekson se BE po humbet besueshmërinë duke mos respektuar përmbushjen e standardeve.


Jam plotësisht dakord me Andrey Kovatchev që BE po humbet besueshmërinë dhe korrektësinë duke mos e korrigjuar përmbushjen e të gjitha standardeve teknike të Kosovës. Faleminderit për të gjithë eurodeputetëve nga grupet kryesore politike për mbështetjen e madhe të treguar përmes letrave që i dërguan Presidentit dhe Kryeministrit, shkruan Balla.