Lacio humbi një mundësi të artë për t'u ringjitur në vendin e dytë, pasi u mposht 1-2 nga Interi.

Pioli kaloi në avantazh Lacion pas një goli në minutën e 8'.

Interi nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka me Hernanes që shënoi dy herë, në minutën 26' dhe 84'.

Bardhekaltërit nuk mundën ta shmangnin humbjen pas dy kartonave të kuq, megjithë penalltinë e pritur nga Etrit Berisha.

Interi mbetet në lojë për një vend në Europa League me 3 pikë më pak se Fiorentina, ndërsa Lazio ruan vendin e tretë me 63 pikë.

/GS/