Policia e Korçës në bashkëpunim edhe me prokurorinë e këtij qyteti ka nisur procedimi penal ne ngarkim të Lirije Capo, 70 vjeç, banuese në Gështenjas të Pogradecit, pasi në oborrin e banesës së saj janë gjetur 6 (gjashtë) bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva të cilat u morën dhe u bllokuan në cilësin e provës materiale. Sipas njoftimit për shtyp të policisë së Korçës, e moshuara pas konsultimit me Prokurorin dhe për shkak të moshës do të ndiqet në gjendje të lirë. Ndërkohë u kryen veprimet proceduriale për vepren penale kultivim të bimëve narkotike dhe materialet i kaluan Prokurorise së rrethit Gjyqesor Pogradec për hetime të mëtejshme. Por ndërkohë fenomeni i hetimit apo arrestmit të grave për kultivim të kësaj bime narkotike kohët e fundit është i përhapur. Aktualisht në burgun 325 të Tiranës ndodhen të dënuara 15 gra për veprën penale të kultivimit të kanabisit.