Manchester City në telashe serioze. Skikurse informon britanikja Times, klubi anglez është shumë pranë përjashtimin nga Champions League. UEFA po përmbyll hetimet që ka nisur prej kohësh në kuadër të respektimit të rregullave të Fair Play-it Financiar, ku ka gjetur prova të thyerjes së këtyre rregullave nga klubi i Manchesterit, sikurse u zbulua nga Football Leaks.


Citizens, nëse do të konfirmohen zyrtarisht shkeljet financiare, automatikisht përjashtohen nga çdo aktivitet i organizuar nga UEFA, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.


Sikurse është zbuluar nga dosjet e publikuara nga Football Leaks, në vitin 2014 drejtuesit e City-t kanë kryer manovra financiare duke thyer rregullat e Fair Play-t Financiar, pikërisht për të shmangur përjashtimin nga kupat e Europës.


Për këto veprime UEFA ka kryer një hetim të thelluar, për ta qartësuar situatën. Së shpejti hetuesit do të dalin me një qëndrim përfundimtar, duke rekomanduar edhe masat që duhen marrë ndaj skuadrës që drejtohet nga Pep Guardiola.


Në Angli shkruajnë se Manchester City duhet të jetë i përgatitur për sezonin 2019-2020 pa Championsin.


4 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)