Kerkesa e Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit eshte bere shkak per nje debat mes kreut te LSI-se Ilir Meta dhe kreut te Grupit te PS-se Gramoz Ruci dje ne seance parlamentare. Gjate fjales se mbajtur ne seancen e djeshme zevendeskryeministri Ilir Meta i beri thirrje PS-se qe te mbledhe firmat per ti drejtuar kerkesen Gjykates Kushtetuese per rinumerimin e votave dhe per hapjen e kutive te votimit. Madje Meta u shpreh i gatshem qe te hedhe firmen e tij por garantoi edhe firmat e deputeteve te tij per te firmosur kete kerkese dhe per te vene ne levizje Gjykaten Kushtetuese. Ai tha se nese PS-ja vertet kerkon hetimin e zgjedhjeve duhet te ndermarre kete nisme per te cilen ka mbeshtetjen e LSI-se. Por kjo oferte e Metes nuk eshte pranuar nga kreu i Grupit te PS-se Ruci i cili ndersa i ka kujtuar 2005-n e ftoi ate te jape voten per ngritjen e komisionit hetimor dhe jo per kerkesen drejtuar Kushtetueses.
Debati
Ne jemi plotesisht te hapur per te bashkepunuar me opoziten. Une dua te shpreh keqardhjen per qendrimin e opozites per te mos votuar ligjin per Gjykaten Administrative pasi ky ligj nuk i sherben qeverise por i sherben biznesit dhe qytetareve shqiptare. Nuk mund te mbahet peng ky ligj per shkak te hetimit te zgjedhjeve pasi opozites i jane plotesuar me kohe te gjitha kerkesat. Kerkuan shumicen ne komision e moren. Kerkuan kryetarin e komisionit e moren. Kerkuan ringritjen e komisionit maxhoranca eshte e gatshme ta votoje. Madje maxhoranca eshte shprehur e gatshme dhe per hapjen e kutive dhe rinumerimin e votave ne rast se kjo lejohet nga Gjykata Kushtetuese. Ne rast se PS-ja vertet kerkon hetimin e zgjedhjeve ti drejtohet Gjykates Kushtetuese. Une jam i gatshem te jap firmen time nese duhet edhe te deputeteve te LSI-se per te vene ne levizje Gjykaten Kushtetuese. Urdheroni Vetem 28 firma duhen qe mblidhen per 28 minuta - eshte shprehur Meta dje ne Kuvend. Pas tij reagoi kryetari i Grupit te PS-se Gramoz Ruci. Ai i kujtoi Metes se ne vitin 2005 me kerkese te LSI-se Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet me te njejtin objekt hetimi sic kerkon te ngreje PS-ja aktualisht. Ne 2005-n Parlamenti miratoi komisionin hetimor me te njejtin objekt hetimi qe kerkojme te ngreme ne sot. Edhe ne 2005-n dhe ne 2009-n ishte dhe eshte po e njejta Kushtetute. Vetem ju smund ta kundershtoni dot kerkesen e opozites sepse ne ti kemi dhene votat atehere kur te duheshin - eshte shprehur Ruci.
Me tej Meta nepermjet humorit u shpreh se nuk ka koalicion me PS-se apo me PD-ne qe te na ndaje ne te dy. Ai tha se socialist si Ruci eshte dhe ai dhe se eshte i gatshem te jape firmen per te vene ne levizje Kushtetuesen ndersa beri te ditur se ne 2005-n LSI-ja dergoi ne Kuvend fakte konkrete per manipulimin e zgjedhjeve. Meta tha se ate vit megjithese u ngrit komisioni hetimor nuk u hapen kuti votimi dhe nuk u rinumeruan vota.
Xhafaj u pergjigjet akuzave te PD-se per te vellane
Sulmi i Berishes pa asnje baze morale
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka reaguar dje ndaj akuzave te bera se fundi nga deputete te PD-se per te vellane e tij te akuzuar per lidhje me trafiqet. Gjate fjales se mbajtur ne Kuvend Xhafaj beri me dije se ngjarja ka ndodhur 10 vjet me pare dhe se per ate gabim vellai i tij ka kryer denimin ligjor. Kam dale sot ketu ne respekt te integritetit tim politik e moral dhe te familjes sime ne respekt te mandatit politik qe gezoj ne respekt te se vertetes dhe te qytetarit. Sali Berisha ne perpjekje per te devijuar te verteten thelbin e debatit per korrupsionin e tij ringriti keto dite nje akuze te vjeter ndaj meje. Hapi nje histori dhembjeje te gati dhjete vjeteve me pare te familjes sime. Po vellai im i vogel rreth 10 vjet me pare atehere kur ishte rreth te njezetave ende adoleshent emigrant ka pasur nje histori fatkeqe me ligjin. U gjend ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar dhe ne nje marredhenie rastesore me njerez te gabuar. Nje gabim nje faj per te cilin ai vuajti pasojat ligjore e shpirterore dhe fatkeqesisht vazhdon ta vuaje ende - eshte shprehur Xhafaj. Ai tha se ne momentin e pare qe eshte njohur me kete ngjarje ka paraqitur doreheqjen me shkrim kryeministrit te kohes nga pozicioni i ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit nje doreheqje e cila nuk eshte pranuar. Ju me pyesni nese e kam ndihmuar vellane tim Ju kam thene dje dhe ju them dhe sot pa asnje medyshje Po Sigurisht qe po. Reflektova dhe pergjegjesine time pergjegjesine e vellait te madh qe nuk i qendroi prane ne ato momente delikate qe i qendroi larg ne ate kohe problematike te pas viteve 97. E kam ndihmuar te reflektoje per ngjarjen dhe me kryesorja e kam ndihmuar qe ti kthehet jetes normale - eshte shprehur Xhafaj ndersa theksoi se ne asnje rast te vetem ai nuk ka shkelur ligjin. Madje socialisti sfidoi Berishen qe te gjeje qofte edhe nje rast te vetem kur ai ka shkelur ligjin. Me tregoni qofte edhe nje rast te vetem te nje zgjedhjeje te gabuar ne raport me ligjin. Nuk ka asnje rast te tille nuk kam asnje pendese per ato zgjedhje. Jam teresisht i qarte per motivet qe e shtyne Sali Berishen kete detektiv te deshperuar me toke e pushtet qe po i leviz nen kembe te beje kete sulm politik pa asnje baze morale. Sali Berisha nuk mund te gjeje qofte edhe nje firme te vetme te hedhur nga une ne detyrat shteterore qe kam pasur per shkak te se ciles te kete perfituar dhjete qindarka nje meter katror apo cfaredolloj te mire tjeter materiale cilido nga familjaret dhe te afermit e mi - eshte shprehur deputeti i PS-se.
Akuzat per lidhje me mafien Bregu debate ne Kuvend me Ballen
Akuzat per korrupsion dhe per lidhje me mafien kane vazhduar mes deputeteve te PS-se dhe PD-se edhe gjate dites se djeshme ne sallen e Kuvendit. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka bere te ditur se do te padite nje tjeter deputet te PS-se pikerisht Taulant Ballen. Replika mes tyre ne Parlament gjate diskutimit te disa marreveshjeve te bashkepunimit nderkufitar ka perfunduar ne akuza te ndersjella dhe me pas ne shtimin e listes te se paditurve per shpifje nga ministrja. Shkak per debatin eshte bere pyetja qe Balla i ka drejtuar ministres. A perfshihet dhe rajoni i Pulias ne kete kuader bashkepunimi qe synohet te realizohet permes ketij projekti te BE-se - eshte shprehur Balla. Ne je kaq injorant sa nuk e dije qe ka det Adriatik po te fal ne ke ndonje gje tjeter me pas mund ta sqarojme dhe here tjeter - u shpreh Bregu ne pergjigje te pyetjes. Shiko ti zonja ministre se une nuk kam nevoje per takime vec me ty. Nese te djeg ndonje mize ne kesule ben mire ti sqarosh qytetaret shqiptare per te gjitha ato skandalet e turpshme qe lidhen me ty dhe familjen tende per ato lidhje te tmerrshme kriminale te cilat po shqetesojne partneret tane europiane. Ndoshta paska ardhur momenti qe ky bashkepunim nder-rajonal te vazhdoje dhe ne fushen e krimit te organizuar - replikoi Balla. Zoti Balla do te shtoj padi penale dhe per ty ne Prokurorine e Tiranes - vijoi Bregu.