Është hedhur në erë me tritol depoja e Ujësjellësit në fshatin Kopacez në Delvinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mbrëmjes së djeshme. Lidhur më këtë ngjarje janë shoqëruar 10 persona.


Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Ujësjellësi në fjalë furnizon me ujë disa fshatra të Delvinës.