U hodh sot në mesditë, në Nion të Zvicrës, shorti i 1/8 finale të Ligës së Kampioneve.


Sikurse pritej ka përplasje titanësh.


Juventusi ka peshkuar Porton, ndërsa Napoli një përballje të fortë me Real Madrid.


E pafat PSG që gjen sërish Barcelonën.


Një tjetër ndeshje luksi do të jetë ajo mes Bayern dhe Arsenal.


Çiftet e tjera janë Siviglia-Leicester, Bayer Leverkusen-Atletico Madrid dhe Benfica-Borussia Dortmund


Datat e ndeshjeve të raundit të radhës në Champions janë të martën dhe të mërkurën, 14 dhe 15 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 21 dhe 22 shkurt.


Turi vijues, ai çerekfinal, është programuar të luhet më 7 dhe 8 mars, vajtje, ndërsa kthimi pas një jave, më 14 dhe 15 mars.