Pas hedhjes së shortit janë përzgjedhur emrat e parë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Shorti i pare ka zgjedhur emrat nga Gjykata Kushtetuese si anëtarë të KED të cilët janë : Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj. Ndërsa Vitore Tusha, është zgjedhur anëtare zëvendësuese nga lista e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese
1. Besnik Imeraj
2. Altina Xhoxhaj
3. Vitore Tusha (ZV)
Gjykata e Larte
1. Artan Broci
2. Shkelzen Selimi (ZV.)
PROKURORIA E PËRGJITHSHME
1. Rovena Gashi
PROKURORET PRANE GJYKATAVE TE APELIT
1. Gentian Ternova
2. Fatjona Memeçaj
Kjo mbledhje e nisur në Kryesinë e Kuvendit, për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është shoqëruar me debate mes palëve politike.
Deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka vijuar me akuza, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. Nga ana tjetër deputeti socialist, Ulsi Manja, i ka kërkuar konsensus për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.