Nga Express më 07 janar 2011 në ora 11:08

Portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi, edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me klubin qipriot Olympiakos Nicosia. Ueb faqja kerkida.net të enjten shkruante se ish portieri i klubit ukrainas Kryvbas ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi.



Hidi, i cili sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e kampionit të Shqipërisë, Dinamos, te klubi qipriot do ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij Arian Beqajn. Ky i fundit ka shkëputur kontratën me Olympiakos Nicosia, pasi për shkak të lëndimit nuk ishte i gatshëm të jetë në dispozicion të klubit.



Elita e futbollit ukrainas nuk do të jetë e panjohur për ish portierin e Tiranës, pasi në sezonin 2008/2009 ka mbrojtur ngjyrat e klubit qipriot Alki Larnaca. Pas 15 xhirove të kaluara në elitën e futbollit qipriot, Olympiakos Nicosia zë vendin e shtatë në renditjen tabelore me 19 pik të tubuara.