Shkencetaret bejne te ditur se higjiena e tepert ndikon ne sistemin imunitar te femijeve dhe te rinjve. Studiuesit e shkolles mjekesore ne Universitetin e Miciganit pohuan se femijet dhe te rinjte te cilet perdorin shume sapunet antibakteriale qe permbajne triklosan rrezikohen me shume nga alergjite dhe gripi. Sipas rezultateve te jesh shume i paster mund te te semure.
Krahas kesaj ne studim behet e ditur se ekspozimi i tepert ndaj BPA Bisfenol kimik A mund te dobesoje edhe sistemin imunitar te nje te rrituri.
Triklosani i perdorur shume ne sapunet antibakteriale kolinozet aparaturat mjekesore dhe cantat e bebeve eshte nje agjent antimikrob. Ndersa BPA eshte pjese perberese e kimikatit qe ambalazhon produkte ushqimore si konserva lengjet e frutave qumeshti etj. Ne te njejten kohe eshte pjese e rendesishme e plastikes polikarbon. Kjo lende ndikon ne sistemin hormonal te njerezve.
Ne kete studim studiuesit e shkolles mjekesore te universitetit analizuan te dhenat e marra nga anketat mbi Shendetin kombetar dhe ushqyerjen te zhvilluara gjate viteve 2003-2006. Specialistet krahasuan diagnozen e llojeve te ndryshme te alergjive me nivelin e triklosanit BPA dhe sitomegalovirus te gjendur ne urinen e femijeve mbi 6 vjec dhe te rriturve.
Sipas te dhenave behet e ditur se personat mbi 18 vjec qe paraqiten me nje nivel te larte te BPA-se kane nje nivel te larte te CMV antikor. Te te rinjte qe paten nje nivel te larte te triklosanit u vertetua se rrezikohen shume here me shume nga shfaqja e gripit apo alergjive te tjera.