19/04/2012  Takimi i Haxhinastos me sekretaren


Hilari Klinton në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti do të vizitojë Tiranën. Këtë ia ka pohuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë vetë Hilari Klinton gjatë një takimi që kanë zhvilluar në punimet e ministerialit të NATOS-s në Bruksel. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të nisur për këtë qëllim, thuhet: “Gjatë punimeve të këtij ministeriali ministri Haxhinasto është takuar me sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Hilari Klinton. Zoti Haxhinasto i ka përsëritur zonjës Klinton ftesën për të vizituar Tiranën. Zonja Klinton ka premtuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 do të jetë për vizitë në Tiranë. Në këtë takim të NATO-s po diskutohen tema që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë, si Afganistani, por dhe çështje të tjera, si Paketa e mbrojtja e Aleancës, partneritetet e Aleancës me shtete të tjera etj. Ky samit është përgatitor dhe mbahet para samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago më 20-21 maj 2012”, - thuhet në njoftim.