Edhe përse finalizuan divorcin e tyre kohë më parë, sërish Hilary Duff dhe Mike Comrie mendohet se janë kthyer sërish bashkë. Edhe nësë jo, foto e fundit që është publikuar, ku Hilary dhe Mike shfaqen duke ndarë një puthje bashkë, është provë e mjaftueshme që rikthimi i tyre të mos mbetet vetëm në kuadrin e thashethemit.
Hilary dhe Mike gjatë momentit që eshtë shkrepur kjo foto, ndodheshin në ambjent publik, pranë makinës së saj. Duket se pas dy vitesh të ndarë, këngëtarja dhe lojtari i hokeit po i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit. Hilary Duff dhe Mike, janë edhe prindërit e një djali, Luca Cruz, që eshtë 4-vjeç.
Por pavarësisht problemeve të tyre të theksuara, çifti gjithnjë kanë treguar përkushtim maksimal ndaj të birit, i cili është gjëja më e rëndësishme për ta.
Hilary Duff dhe Mike Comrie qëndruan të martuar vetëm 4 vite, ndërsa gjatë gjithë kohës kanë qenë miq shumë të mirë. Jo vetëm sepse ishte djali i tyre në mes, Hilary dhe Mike Comrie e ndjenin detyrim, që të respektonin dhe ndihmonin njëri-tjetrin.
Gjatë xhirimeve të klipit Chasing The Sun, rikthimit në muzikë të Hilary Duff, ndihma kryesore ishte ish bashkëshorti, që i qëndroi pranë në sheshxhirime.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter