Përballë rritjes së vazhdueshme në sondazhe të kandidatit republikan Donald Trump në garën presidenciale, kandidatja demokrate Hillary Clinton ka dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mbarë Botës.

Ajo premtoi se do të zbardhë të vërtetën për UFO-t dhe të ashtuquajturën "Zonën 51", që cilësohet si bazë mjaft sekrete ku thuhet se janë studuiuar jashtëtokësorët.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për këtë çështje ajo tha se "do i shkoj deri në fund".

Clinton, që mund të bëhet e para presidente femër në SHBA, nëse zgjidhet në nëntor, tha se do dërgojë një 'task force' në atë që njihet si Zona 51­ një bazë top­sekret në Nevada, ku besohet se qeveria amerikane po ripërdor teknologjinë e marrë nga alienët.

Sipas "The Sun", ajo madje beson se Toka mund të jetë vizituar nga jashtëtokësorët.

John Podesta, kreu i fushatës së saj, më herët ka bërë thirrje që të publikohen të gjitha dosjet e UFO­ve, që "amerikanët të marrin vesh të vërtetën".