Në vizitën e saj të parë në Pakistan, në cilësinë e Sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton dje synoi që të zbehë anti-amerikanizmin e fuqishëm në këtë shtet mysliman, duke lavdëruar njëkohësisht qeverinë në Islamabad, për fushatën që ka ndërmarrë kundër forcave të dhunshme ekstremiste të cilat veprojnë në Pakistan.



Ajo gjithashtu theksoi se administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, synon ti ofrojë Pakistanit një përkrahje më të gjerë në shumë fusha, përfshirë këtu zhvillimin ekonomik, prodhimin e energjisë, në fushën e edukimit dhe atë të ambientit. Ajo sugjeroi se administrata e presidentit paraprak, George Bush, është përqendruar vetëm në vlerat e Pakistanit si aleat në luftën kundër terrorizmit, duke injoruar aspektet tjera të marrëdhënieve mes dy vendeve.



Ne kemi hapur një faqe të re në agjendën, e cila në të kaluarën është përqendruar vetëm në siguri dhe përpjekjet anti-terroriste. Anti-terrorizmi mbetet një prioritet i lartë, por ne gjithashtu kemi kuptuar se synimi jonë duhet të jetë zgjerimi i angazhimit tonë në Pakistanj, tha Clinton para gazetarëve.



Në intervistën dhënë kanalit televiziv, Dawn TV, ajo ishte më e qartë, kur shpjegoi se cilat sipas saj janë pengesat, për të përmirësuar imazhin e SHBA-së në Pakistan.



Ndoshta dikush në vendin tuaj do të thotë, Unë në të kaluarën vërtetë nuk kam pasur mendim të mirë për SHBA-në, ngase e tëra kishte të bënte me atë se a jeni me ne, apo kundër nesh në luftën kundër terrorizmit. Por tani kemi një fillim të ri, tha Clinton, duke ju referuar deklaratave të Bushit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, me çrast ai vendosi Pakistanin para zgjedhjes se a dëshiron të jetë armik, apo aleat i SHBA-së.



Clinton u takua dje me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Shah Mahmood Qureshin, e më pas edhe me presidentin Asif Ali Zardari dhe me kryeministrin Yousuf Raza Gilani.



Edhe pse ishte kjo vizita e parë e Clintonit në Pakistan, në cilësinë e Sekretares së shtetit, ajo ka vizituar një herë Pakistanin në cilësinë e Zonjës së parë, gjatë presidencës së bashkëshortit të saj, Bill Clinton dhe ka vizituar tri herë këtë vend edhe në cilësinë e senatores.



Gjatë vizitës së saj treditore në Pakistan, Clinton planifikon të takohet me studentë, udhëheqës të biznesit, politikanë të opozitës dhe elemente tjera të shoqërisë pakistaneze, për të qartësuar se SHBA-ja dëshiron një partneritet të qëndrueshëm me SHBA-në.



Ëashingtoni e sheh Pakistanin si një element qendror, në strategjinë e vet të re për Afganistanin fqinj. Clinton lavdëroi qeverinë e Pakistanit, për ofensivën e ndërmarrë kundër ekstremistëve, në brezin kufitar me Afganistanin.



Lavdëroi qeverinë dhe ushtrinë e Pakistanit për atë që janë duke bërë. Këtë nuk e kanë bërë në të kaluarën, tha Clinton.



Fushata në Vaziristanin Jugor, e cila filloi më 17 tetor, sipas fjalëve të Clintonit ka efekt edhe përtej kufijve të Pakistanit.