Ajo fluturoi nga Batumi i Gjeorgjisë, ku të martën i ka bërë thirrje presidentit gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, të mbajë zgjedhje të lira dhe të drejta parlamentare.
Vizita në Azerbajxhan vjen pas akuzave të ndërsjella ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, në lidhje me përgjegjësinë e incidenteve të fundit kufitare.
Pesë ushtarë azerbajxhanas janë vrarë të martën nga të shtënat ndërmjet trupave të Armenisë dhe Azerbajxhanit, një ditë pas vrasjes së tre ushtarëve armenë, gjithashtu në përleshje kufitare.
Clinton, e cila ka qëndruar në Armeni të hënën, ka shprehur shqetësimin se tendosjet në lidhje me Nagorni Karabahun, territor me popullsi armene brenda Azerbajxhanit mund të çojnë në konflikt kufitar.
Krye-diplomatja amerikane do të vizitojë Turqinë të enjten.