Proces votimi Foto Agim Dobi (6)HIMARE, 21 Qershor/ATSH/-Atmosfera zgjedhore në bashkinë e Himarë është mjaftë e qetë dhe normale.

Deri tani vihet re një tendencë në rritje për pjesmarrje në votime që nga orët e mëngjesit pavërësisht se në zona të caktuara, veçanërisht në ato rurale pjesëmarrje është ende e ulët.

Por vihet re një rritje e fluksit të qytetarëve në qëndrat e votimit në qytetin e Himarës ku pjesëmarrja deri tani vlerësohet të jetë mbi 10 % ndërsa pritet që fluksi të rritet në mënyrë të ndjeshme pas orës së mesditës./a.g/