193 – Septimius Severus shpallet Perandor romak nga legjionet e tij në Iliri. Në vitin 191, Severus kishte marrë nga perandori Kommodus komandën e legjioneve në Pannonia të Ilirisë. Kur Kommodus u vra më 192, postin e perandorit e mori Pertinaksi, por Garda Pretoriane nuk e deshi dhe e vrau, duke shpallur Severin perandor. Severi rridhte nga familje e pasur me prejardhje romake italiane nga ana e nënës dhe prejardhje fenikase nga i atit.


1413 – Henry V, 27 vjeç, kurorëzohet mbret i Anglisë ai qëndroi mbret deri në vdekje në moshën 35 vjeçare (1422). Legjendat thonë se Henri bëri një jetë të shkujdesur; ai u bë i pavdekshëm nga Shekspiri, dhe pjesërisht për shkak të armiqësive politike. Por dokumentet historike thonë se duke filluar në gusht 1417, Henry V futi përdorimin e gjuhës angleze në qeveri. Ai ishte mbreti i parë britanik që filloi të përdorë anglishten në korrespondencën e tij personale që prej pushtimit Norman 350 vjet të shkuara.


1865 SHBA, Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë së Konfederatës  me rreth 27 mijë ushtarë i dorëzohet gjeneral-lejtnantit Ulysses S. Grant, të ushtrisë së Unionit, duke i dhënë fund luftë civile amerikane.


1928 – Turqia miraton ndarjen e fesë dhe shtetit.


1961 Në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç – pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1939. Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht.


Zogu ishte shtruar në spital më 4 prill, thuajse pa ndjenja nga dhimbjet e forta në stomak. Ai ishte dobësuar jashtëzakonisht. Kur u përmend, pa pranë mbretëreshën Geraldinë dhe princ Lekën. Zogu i kërkoi Geradinës ti sillte një revole sepse nëse mjekët do ti thonin se kishte kancer, ai nuk donte të jetonte më dhe do të vriste veten. E shoqja e kundërshtoi, më kot; pastaj solli armën (pa fishekë) dhe ia la pranë, por mbreti nuk kishte fuqi as për të zgjatur dorën.


1963 – Winston Churchill bëhet i pari i huaj qytetar nderi i SHBA-së. Shtatë persona të huaj janë nderuar me këtë titull nga Kongresi amerikan; 5 pas vdekjes; dhe dy, Sir Winston Churchill dhe Nënë Tereza, gjatë jetës së tyre.