Ekspozita 


Historia e një vendi mund të tregohet edhe përmes publicitetit. Kjo është forma që Aleanca Franceze e Tiranës dhe Galeria Kombëtare kanë zgjedhur për të treguar historinë e një shteti si Franca. Ekspozita Historia e Francës e treguar përmes publicitetit, do të hapet sot në Galerinë e Arteve dhe do të qëndrojë e hapur deri në 30 mars. Në të do të prezantohen 60 dokumente publicitare (afishe, reklama të publikuara në shtypin e shkruar, etiketa të pijeve ose djathërave etj.) të zgjedhur në koleksionin e pasur të bibliotekës Forney/Hôtel de Sens. Kjo ekspozitë risjell historinë e Francës përmes një galerie humoristike të heronjve francezë. Ajo korri një sukses të madh gjatë prezantimit në Paris, ku ekspozita u vizitua nga më shumë se 15 000 vizitorë.


Ky shkrim Historia e Francës përmes publicitetit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.