Amerika shpesh quhet edhe vendi i shanseve nje vend ku cdo njeri mund te gjeje pasurine nese eshte i gatshem te derdhe djerse. Ne vazhdim ju sjellim historine e nje imigranti i cili vertet u pasurua por  e plotesoi endrren e tij duke ndihmuar te tjeret.


Siddique Sheikh e bleu kete stacion sherbimi 30 vjet me pare. Pastaj bleu dhjetra te tjere ne rrugen e tij drejt suksesit financiar ne Amerike. Por biznesmeni pakistanezo-amerikan mbetet i lidhur me punen dhe mban kontakte te rregullta me punonjesit e tij dhe me konsumatoret tek stacioni i pare ku filloi gjithcka.


Sikurse shume imigrante ne Shtetet e Bashkuara Sheikh erdhi ketu pa gje por me vendosmerine per te patur sukses. I ati i dha atij 10 dollare kur u largua nga Pakistani. Ai arriti te mbaronte trajnimin per mekanik nderkohe qe bente disa pune dhe pastaj grumbulloi ca para sa per te blere oficinen e tij te pare. Por kjo nuk ishte pa rrezik.


Askush nuk do te paguante aq sa pagova une per ate pike servisi.  Stacioni nuk shkonte mire dhe une punoja dite e nate. Shkoja ne 5 te mengjesit dhe kthehesha ne mesnate. I lija femijet ne gjume dhe i gjeja ne gjume. Servisi me karburantin nuk eshte gjithmone nje biznes i mire per te filluar. Por kur e ben mire reklamen dhe kujdesesh per  klientet si nje here e nje kohe kjo e rrit biznesin.


Ish punonjesja e kontese Fairfax Elaine McConnel eshte nje mike e vjeter e Sheikh-ut. Ne Fairfax ka shume komunitete imigrantesh dhe ajo thote se puna dhe sakrifica jane dicka e zankonshme per ta.


Imigrantet vijne me idene e enderres amerikane dhe ja arrijne kesaj. Ata punojne shume dhe vleresojne arsmimin.


Ne rastin e Sheikh-ut shkollimi dhe puna sollen rezultate. Biznesi u permiresua dhe ai bleu pika te tjera karburantesh. Por djali i tij Haroon thote se i ati do te kete gjithmone nje vend special ne zemren e tij per servisin e pare qe bleu.


E gjithe puna e tij doli ne drite nga kjo pike servisi. I gjithe mundi dhe djera e tij shkuan per kete servis.


Nderkohe qe Sheikh u be me i fuqishem ekonomikisht ai zgjeroi biznesin. Ai deshironte te ndihmonte pakistanezet e tjere te sapo ardhur ne Amerike. Dhe themeloi Shoqaten e Biznesit Pakistanezo-Amerikan.


Ishte e rendesishme kur u bera biznesmen ne 1980 dhe pashe organizata te tjera qe ndihmonin komunitetet e tyre duke i edukuar se si te futen ne biznes. Keshtu qe u bashkova me to dhe pastaj kete gje e cova tek komuniteti im.


Ai donte gjithashtu te ndihmonte Pakistanin per shkolla me te mira ndaj po punon per te krijuar nje program shkembimi studentesh ndermjet dy vendeve. Ai deshiron te ngreje universitete ne te gjithe Pakistanin.


Nuk eshte per te fituar para. shte per te ndihmuar. Qe ti besh njerezit te mendojne ne menyre te pavarur dhe kur ta bejne kete ata do te kene mendime me te mira per vendin.


Babai im po i perkushtohet kesaj sepse deshiron te ndihmoje vendin e tij. Ai do te deshironte qe shanset qe iu dhane ne Amerike ti shikonte nje dite ne Pakistan.


Si nje imigrant me vetem 10 dollare ne xhep Siddique Sheikh pati vetem enderren qe e coi ate drejt suksesit ne Amerike dhe begatise per familjen e tij. Qe nga ajo kohe perkufizimi i jetes se mire per te eshte zgjeruar.


Kjo eshte kur Zoti deshiron qe ti te besh dicka per njerezimin.  Edhe une per kete do te perpiqem gjithe jeten time.


Sheikh po permiqet ta realizoje kete mision me ane te programit te tij te shkollimit.