Rinia e viteve 70 në stil të jetuarit dhe me ëndrrat e saj do të vijë në skenë përmes baletit.

“Historia e një kënge” me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe libret të Agron Aliajt. Premiera e kësaj vepre ka qenë në vitin 1971, por u kritikua nga sistemi.



Koreografia i është besuar Enada Hoxhës, e cila bën me dije se është bazuar në dy zhanre në formë muzikali.



Në qendër të baletit është një cift i ri i dashuruar asokohe, ku pasqyrohen ndjenjat dhe pamundesia qe të jetonin sëbashku. Për 45 minuta nostalgjikët do të rikujtojnë ato vite, por edhe të rinjt do mund të njihen me atmosferen e rinise shqiptare te viteve 70 përmes veshjeve e lookut të kuruar nga Ardi Asllani. Premiera e baletit vjen në Teatrin e operas dhe baletit më 11 prill.