Kthehet nga Greqia për ti qëndruar afër prindërve, bashkëshorti i 19-vjeçares, Elda Tanushi që tentoi të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm në kos e deklaroi se ishte përdhunuar nga vjehrri.


Xhaxhai i tij, Ilir Stafa dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive, konfirmon për BalkanËeb se nipi i tij Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe deklaron se nuk do ti kthehet më asaj.


Xhaxhai i Donaldit thotë me tu kthyer nga Greqia ai ka shkuar bari me lopë, punë të cilën e ka kryer edhe më herët, para se të martohej.


20-vjeçari, sipas xhaxhait ka deklaruar se bashkëshortja e tij nuk i afrohej, aq sa edhe raportet e tyre seksuale mund ti numërojë me gishtat e dorës. I riu, sipas tij edhe në ballafaqimin mes krushqve ngulte këmbë se Elda nuk ishte e virgjër dhe se për ti hedhur atij hi syve, kishte hedhur jod në çarçafë, natën e parë.


Pas diskutimeve me prindërit e vajzës, ata ngulën këmbë se e bija ishte e virgjër dhe faji i mbeti Donaldit sikur smerrte vesh nga këto gjëra,- tha xhaxhai i tij, Ilir Stafa.


Pas akuzave të nuses, që tani është kthyer në shtëpinë e saj Zallrec të Dibrës, prindërit e Donaldit hodhën akuza se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një burrë të ve, i cili kishte edhe dy fëmijë. Një fakt të tillë e konfirmon edhe Iliri, xhaxhai i Donaldit.