Kurrë mos e dorwzoni, sepse ëndrrat mund të bëhen realitet i bukur. Dhe pastaj, siç shkroi Gabriel Garcia Marquez, “iluzioni nuk hahet, por ushqen”. Fjalë të bukura. E bukur ndoshta, veçanërisht nëse ata janë pjesë e një fjalimi motivues, veçanërisht nëse ata shkojnë për të përqafuar fushat e jetës që varen nga vullneti dhe forcat tona. Por nuk është e gjitha kjo. Vullneti njerëzor mund të arrijë majat shumë të larta, për fat të keq nuk mund t’i mposhtë ngjarjet shkatërruese si një luftë.


Gjithkush e kujton historinë e Murtaza Ahmadi, djalit afgan, i cili në vitin 2016 u fotografua duke luajtur futboll në afërsi të shtëpisë së tij i veshur me një fanellë të Argjentinës me emrin e Messit, pasi kishte qenë vetë ai që e kish prodhuar duke përdorur një qese supermarketi. Kjo pamje e bukur e emocionoi botën dhe Murtaza u ftua në Katar për të kaluar një kohë të mrekullueshme së bashku me idhullin e tij. Pastaj ai u kthye në shtëpi në Afganistan, duke marrë me vete si dhuratë fanellën që vetë Messi i kishte dhënë me autograf. Por jeta të jep dhe jeta të çon larg. Pas pak vjetësh, historia fantastike duket se është kthyer në një makth të vërtetë.


Deri në një muaj më parë, Murtaza jetonte me prindërit e tij dhe katër vëllezërit e motrat në një zonë që konsiderohet shumë e sigurt, në rrethin Jaghori në malësitë e rajonit qendror të Afganistanit, një vend ku gratë – rast i rrallë në vendet myslimane – ishin të lirë për të lëvizur me biçikletë. Ai dukej si një lloj ishulli i lumtur, i paarritshëm nga lufta civile ose pothuajse, strehë e shiitëve etnikë, Hazara. Ajo dukej.


Mes datës 7 dhe 8 nëntor nisën trazirat. Talibanët nisën një sulm që goditi një bazë ushtarake në rrethin Khawja Ghar, në krahinën e Takhar, por edhe rrethet e Dasht-e Arçi dhe në të vërtetë të Jaghori, në provincën Ghazni, ku civilët morën armët së bashku me forcat e policisë lokale për të reaguar ndaj sulmit, por nuk arritën të parandalonin masakrën e trupave të rregullta të elitës së ushtrisë: më të trajnuarit dhe të pajisurit me armë e municione.


Ja se çfarë ka përjetuar djali i varfër në muajin e fundit. Dhe agjencia e lajmeve ndërkombëtare (spanjisht-folëse) EFE arriti ta gjejë atë përsëri. Ai nuk ka më shtëpi, jeton në një strehë refugjatësh së bashku me pjesën tjetër të familjes. Ai nuk i ka më fanellat që i dhuroi Messi, kanë humbur ose janë vjedhur gjatë sulmit të talebanëve.


Nevoja për të shpëtuar sa më shpejt, nuk la hapësirë për ndjenjat e futbollit. “Nuk kam as top, as nuk mund të luaj në rrugë, jam aq nostalgjik për atë që kisha në Jaghori”, tha Murtaza në lot. Arsyen pse ai nuk mund të dalë, e shpjegon vëllai i tij shtatëmbëdhjetë vjeçar, Humayoon: “Njerëzit mendojnë se Messi na ka dhënë kush e di sa para, por nuk është e vërtetë. Kemi frikë se dikush do të rrëmbejë Murtazën për të kërkuar një shpërblim që nuk mund ta paguajmë”. Kështu ditët e fëmijëve nuk janë vetëm pa një fushë dhe pa top, por edhe pa ndonjë aktivitet fizik. Deri para një muaji ishte një jetë normale që kishte përjetuar një lavdi të madhe gjatë takimit me idhullin, sot ajo është vetëm një ferr.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)