Holanda renditet në krye të grupit pas rezultatit 2-0 të arritur në ndeshjen e sotme me Kilin, në fazën e tretë të ndeshjeve në grupe.
Dy golat për tulipanët janë shënuar në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën 77 nga Leroy Fer dhe me pas në minutat shtesë një asist i bukur i Roben për Memphis Depay vulosi fitoren e Holandës.
Pas dy humbjeve ndaj Holandës dhe Kilit, kampionët e shkurorëzuar, Spanja, fitoi në takimin e tretë përballë Australisë me rezultatin 3-0, fitore që vlen sa për statistikë për spanjollët që mbyllin para kohe aventurën e tyre në mbrojtje të titullit.
23 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Holandë-Kili 2:0, tulipanët kryesojnë grupin u publikua me pare te Gazeta SHQIP.