Një tjetër duel spektakolar sonte në mbrëmje do të jetë edhe përballja mes Francës dhe Hollandës. Të dyja këto skuadra synojnë të masin forcat për të parë se ku janë në përgatitjet e para për Botërorin e Brazilit. Trajneri i “Gjelave” do të hedhë në fushë një skuadër të fortë, edhe pse nuk ka grumbulluar për këtë sfidë Sami Nasri dhe Erik Abidal. Risia më e madhe është Antoine Griezman, mesfushori 22-vjeçar që po impresionon në radhët e Real Sociedad në La Liga.


Franca mund të luaj me skemën 4-3-3


Në portë do të jetë Hugo Loris. Në mbrojtje Evra, Varane, Koshoilni, dhe Sanja. Në mesfushë Matuidi, Kabaje dhe Pogba ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Grizman, Valbuena dhe Benzema.


Nga ana tjetër, Arjen Roben do të jetë mungesa e madhe për Holandën për arsye dëmtimi. Në “Sdate de France” në formacion do të mungojë edhe Van Persie nga minuta e parë. Në këtë miqësore Van Gal pritet t’i japë shansin 21-vjeçarit të Ajax-it të Amsterdamit, Davy Klaassen, i cili  mund të luaj përkrah Wesley Sneijder dhe yjeve të tjerë në Botërorin e Brazilit.


Tulipanët mund të luajnë me formacionin 4-4-2.


Në portë do të jetë Cilesen. Në mbrojtje Blind, Rakik, Veltman dhe Van der Viel. Përpara tyre do të jenë Klasen, Shnajder,  De Jong dhe Strotman.  Ndërsa në sulm do të luaj dyshja Boutius dhe Huntelar.