TIRANE- Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Carola Müller Holtkemper ka deklaruar sot se zgjedhjet e 23 qershorit do jenë një test për politikën shqiptare, për të siguruar institucione të pavarura.

“Shqipëria ka bërë përpjekje për integrimin. Erdhët nga komunizmi por progresi social është i ulët. Zgjedhjet janë që test që jut ë siguroni institucione të pavarura”, tha ambasadorja gjermane.

Sipas saj, “Nëse ka zbatim të ligjit gjermanët do të investojnë”.

Këto deklarata Holtkemper i bëri gjatë një aktiviteti në dhomën britanike të drejtësisë, gjatë bisedës me disa studentë për krizën në eurozonë.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Holtkemper: Zgjedhjet, test që të siguroni institucione të pavarura