Ministria e Jashtme organizoi diten e djeshme ne ambientet e saj homazhe ne nder te Ngarkuarit me Pune te Ambasades se Shqiperise ne Moske, Halit Furrikut i cili humbi jeten pak dite me pare nga nje semundje e rende. Ne ceremonine e zhvilluar morrin pjese perfaqesues te larte te vendit, si kryeministri Sali Berisha, ministri i Jashtem, Lulezim Basha, ambasadori i Rusise ne vendin tone, deputete dhe diplomate te tjere shqiptare dhe te huaj. Gjate homazheve te kryera paraditen e djeshme kryeministri Berisha u shprehu familjareve te te ndjerit dhe ngushellime te sinqerta dhe vleresoi lart punen e Furrikut ne rolin e tij si diplomat. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha e cilesoi Halit Furrikun si nje qytetar shembullor, nje intelektual te spikatur dhe nje diplomat te talentuar.


" Per sherbimin diplomatik shqiptar, boten intelektuale te vendit, per familjen, per vendin e tij te lindjes, Puken dhe, per mbare Shqiperine, kjo eshte nje humbje e dhimbshme, por Haliti le tek te gjithe ne, kujtimin me te mire qe mund te lere nje njeri", deklaroi Berisha ne ceremonine e zhvilluar ne ministrine e Jashtme. Sipas kreut te ekzekutivit, familjaret dhe Trupi Diplomatik meritojne ngushellimet me te sinqerta dhe lutjet qe shpirti i tij te gjej paqen e merituar. Po keshtu permes nje njoftimi per shtyp, ministria e Jashtme shprehu ngushellimet per ndarjen para kohe nga jeta te Furrikut, duke shprehur keqardhjen per humbjen e nje diplomati te zoti dhe te perkushtuar.


Halit Furriku ka lindur ne Puke me 26 prill 1951 dhe ka kryer studimet e larta per gjuhen ruse ne Fakultetin Histori - Filologji te Universitetit te Tiranes. Diplomati Furriku per shume vite ka punuar si arsimtar ne rrethin e Pukes dhe nga viti 1993 - 1997 ka qene i zgjedhur Kryetar i Bashkise se qytetit te Pukes.





Karriera


Ne dhjetorin e vitit 2005, Halit Furriku u emerua edhe keshilltare prane Ambasades se Shqiperise ne kryeqytetin rus, Moske. Por pak muaj me pare ai u emerua ne kete ambasade edhe si i Ngarkuar me Pune prane Ambasades tone ne Moske. Ai u nda pak dite me pare nga jeta si pasoje e nje semundje ne moshen 57 vjecare.