Në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë janë zhvilluar homazhet e fundit për prokurorin Xhevat Hana, që ndërroi jetë pak ditë më parë nga një sëmundje që ende nuk është zbardhur.


Në homazhe kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit, duke nisur nga presidenti Bamir Topi, kryeprokurorja Ina Rama dhe kreu i opozitës, Edi Rama, që shoqërohej nga  deputetët Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Vasilika Hysi dhe Ditmir Bushati.


Në homazhe ka munguar kryeministri Sali Berisha, por edhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës.


Dje pak pas orës 18:00 trupi i pajetë i prokurorit Xhevat Hana mbërriti nga Italia në aeroportin Nënë Tereza ku u prit nga familjarë dhe kolegë te tij.


Xhevat Hana humbi jetën më 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë, ndërkohë që kreu i shtetit, prokurorë e kolege, e kanë quajtur humbje të madhe ndarjen e tij nga jeta.