Pak lidhje ka pasur me futbollin normal ndeshja e zhvilluar në Kukës mes skuadrës vendase të vendit të dytë në kategorinë e parë dhe Luftëtarit kryesues.



Situata ka degjeneruar shumë shpejt. Që në minutën e gjashtë të ndeshjes Julian Luka ka kaluar në avantazh skuadrën gjirokastrite dhe nga ajo minutë nuk ka mbetur send i fortë pa u hedhur në fushë, ndërhyrje jashtë normales nga lojtarës e skuadrës së Kuksit dhe ofendime në korr të pandalshme.


Kalimi i minutave ashpërson dhe tensionon më shumë situateën jo vetëm rreth gardhit të kësaj fushe, pasi është shumë ta quash stadium. Gjyqtari Jemini akordon një 11-metësh në favor të vendasve, disi i dyshimtë si vendim, gjithsesi duke parë situateën edhe vetë lojtarët e Luftëtarit duket e pranojnë të marrin vetëm një pikë në Kukës.

Gjithsesi Hamzai godet jashtë. Në fundin e ndeshjes është sërish ai që gjen golin e barazimit, por që Kuksin e mban në vendin e dytë dhe Luftëtarin e shpall kampion të kategorisë së parë.

Në përfundim të ndeshjes burime të sigurta pohuan për Top Channel se ka pasur lojtarë të plagosur nga skuadra e Kuksit, gjithsesi, presioni dhe agresiviteti i një pjese të tifozëve vendas, pasi kishte dhe nga ata që kishin shkuar për të parë futboll, u duk dhe komentet janë të tepërta.

Mjafton të kujtosh se një skuadër që organizon ndeshje të tilla, pretendon të luaj në Superligë, pa pasur parasysh se ky nuk është futboll.