(ALBANIA SPORT) – Mesfushori i Gramozit, Ejron Hoti, ish-lojtar i Apolonisë në pjesën e parë të këtij sezoni, i akuzuar nga klubi fierak si i dyshuar për trukim rezultatesh të ndeshjeve reagoi: “Jam vërtet i shokuar nga ato që po dëgjoj nga klubi “Apolonia” në adresën time, - tha shkodrani Hoti për “Sport Ekspres”. - Çdo gjë kisha menduar ta shpifnin e trillonin për mua, por për një gjë të tillë, s’më kish shkuar mendja. Disa drejtues duan të fshehin pisllëqet e veta që kanë bërë gjatë kampionatit e si për ta larguar fajin nga vetja më kanë përfshirë mua dhe Kaçin. T’i vijë turp Apolonisë. Po ndihem mirë që nuk kam vazhduar më gjatë me këtë klub komunist e shpifës që gjërat e poshtërsitë e tyre duan t’ua faturojnë të tjerëve”.
Te paditur nga klubi i Apolonise
1. Albert Kaçi
2. Maringlen Shoshi
3. Erjon Hoti (aktualisht te Gramozi)
4. Elton Grami (aktualisht te Flamurtari)
SHTATË NDESHJET E DYSHURA
Java 10: Apolonia-Kastrioti 2-3
Java 14: Shkumbini-Apolonia 3-0
Java 16: Tirana-Apolonia 4-1
Java 17: Apolonia-Skëndërbeu
Java 18: Gramozi-Apolonia 1-0
Java 19: Apolonia-Besa 0-2
Java 20: Flamurtari-Apolonia 2-0
Kontrasti i pikëve
Apolonia
Javët 1-13:
21 pikë nga 39 të mundshmet
(0.53 për qind të pikëve)
Bilanci: 6 fitore, 3 barazime, 4 humbje
Javët 14-20:
4 pikë nga 21 të mundshmet
(0.19 për qind të pikëve)
Bilanci: 1 fitore, 1 barazime, 5 humbje
Në total
Javët 1-20
25 pikë nga 60 të mundshmet
(0.41 për qind të pikëve)
Bilanci: 7 fitore, 4 barazime, 9 humbjeBurimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010






 
Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili