Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se Projektligji i buxhetit për vitin 2016, adreson objektivat zhvillimore të Qeverisë dhe ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar dhe adreson çështjet kryesore.

Ai ka treguar se buxheti i hartuar është në harmoni të plotë me Fondin Monetar dhe Ndërkombëtar (FMN).

Hoti tha se rritja ekonomike parashihet prej 3.8%, ndërsa tri vitet e ardhshme pre 4.2%, rritje kjo që mund të ndikohet nga projekti i Brezovicës dhe projektet e tjera.

Sipas tij, të hyrat 1 miliardë 598 milionë euro, rritja merr parasysh efektet e politikës fiskale, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, shpenzimet buxhetore sipas ministrit Hoti do të jenë 1miliard e 680 milionë euro. Rritje 25% asistencë sociale për 17 mijë familje, si dhe do të paguhet për përvojën e punës për 80 mijë punëtorë.

Projektligji i buxhetit të vitit 2016 është miratuar në parim në seamcën e improvizuar të Kuvendit të Kosovës.. Pastaj, sipas procedurës, projektligji kthehet për diskutim nëpër komisione parlamentare për t'u votuar në lexim të dytë.

Gjithë këto procedura duhet të përfundohen në javën e parë të muajit dhjetor. Ky afat lidhet direkt me mbledhjen e bordit ekzekutiv të FMN-së, që do të mbahet në mesin e muajit dhjetor e i cili duhet të votojë për rivlerësimin e marrëveshjes