Partia Demokratike ka nxjerre serish dje "zbuluar" presidentin Topi me genjeshtren e tij te radhes, se ai bojkotoi aktivitetin e 568-vjetorit te Beselidhjes se Lezhes se nuk iu dha fjala. Deputetja e PD-se, Paulina Hoti, gjate nje deklarate per mediat ka bere te ditur se kreu i shtetit mashtron, sepse ai nuk i ka konfirmuar asnjehere autoriteteve te Lezhes ardhjen ne kete festen, ndersa u ka deklaruar te huajve dhe mediave nderkombetare se ai nuk do te shkonte, me date 2 mars ne Lezhe, pasi Partia Demokratike e Lezhes do te "organizonte nje proteste kunder tij", ndersa shqiptareve u serviri motivin tjeter bajat, sipas te cilit anuloi pjesemarrjen, pasi "nuk ishte lejuar te fliste". Per mazhorancen ky eshte skandali i dyte qe ben presidenti Topi brenda dy javeve duke dezinformuar trupin diplomatik te akredituar ne vendin tone, me genjeshtra dhe deklarata totalisht te pabaza, sepse ne Lezhe, ate dite jo qe nuk u be ndonje proteste, por te gjithe kujtuan dhe festuan ate dite te madhe per Shqiperine dhe shqiptaret. "Une jam sot ketu per te deklaruar me pergjegjesi te plote pretendimin e zotit Topi se me 2 mars Partia Demokratike e Lezhes do te organizonte nje proteste kunder tij eshte pjelle e nje fantazie te semure, trillim banal, identik me mashtrimin e tij te meparshem, sic ishte ai qe ligjin e Lustracionit nuk e ktheu, pasi ishin "pergatitur ta gjuanin me gure dhe me veze", - eshte shprehur deputetja e PD-se, Hoti. Duke vleresuar rendesine e asaj dite te vecante, si per lezhjanet ashtu edhe per mbare shqiptaret, deputetja Hoti tha se "lezhjanet nuk do te prishnin per asnje cmim dhe asnjehere diten e krenarise se tyre dhe te mbare shqiptareve". Duke sjelle ne kujtese lojen e shemtuar qe kreu i shtetit beri pak jave me pare me Ambasaden e Kosoves duke thene se nuk e kishte ftuar ne pritjen per festen e pavaresise, kur ne fakt realiteti kishte qene krejt ndryshme, deputetja e PD-se Hoti tha se "ky trillim eshte identik me ate qe e detyroi zotin Topi qe, jo vetem te mos marre pjese ne inaugurimin e ambasades se Kosoves ne Tirane, por edhe te akuzoje fill pas ketij inaugurimi se, nuk e kishte ftuar ambasada ne kete ceremoni. Zoti Topi kete mashtrim e perseriti edhe te nesermen. Por kur mediat e pavarura gjeten dokumentin e firmosur nga Presidenca qe faktonte se ai kishte ftese, ai u detyrua te pergenjeshtroje veten". Sa per mashtrimin e fundit per aktivitetin e organizuar ne Lezhe, Hoti tha se ky eshte nje tjeter mashtrim tipik i krijuar per konsum te brendshem, genjeshter kjo e cila besohet vetem nga ndonje zedhenes i Edi Rames. "Bamir Topi nuk kishte konfirmuar asnjehere pjesemarrjen ne festimet e Lezhes, pasi duket se jo Bashkia e Lezhes, por motive te thella personale nuk e lejuan te fliste ate dite, ne ate vend. Motive qe shpjegohen qartesisht nga Edvin Rama ne editorialin e tij te sotem", - tha deputetja e PD. Gjithashtu, ajo i ka dhene nje pergjigje edhe pretendimit te Rames se nuk mori pjese, pasi nuk kishte ftese, duke thene se "per sa i perket pretendimit te Edi Rames se ai mungoi, pasi nuk kishte marre ftese, eshte i vertete sa edhe pretendimi i Bamir Topit se nuk kishte marre ftese nga ambasada e Kosoves".


Protokolli i Shtetit: "Aktivitetin e Lezhes nuk e organizuam ne, por bashkia"


Protokolli i Shtetit ka reaguar serish dje duke sqaruar pozicionin e tij pas akuzave nga institucioni i Presidentit se ne aktivitetin e organizuar per 568-vjetorin e Beselidhjes se Lezhes, Presidentit nuk i eshte dhene fjala. Nepermjet nje deklarate per shtyp protokolli i shtetit sqaron se aktiviteti i mbajtur ne Lezhe, me 2 mars, me rastin e 568-vjetorit te Beselidhjes se Lezhes, ka qene ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit Lezhe. Ne deklarate thuhet se "lista e pjesemarresve, ftesat dhe lista e folesve jane bere dhe menaxhuar nga organizatoret dhe nuk ka pasur te beje aspak me Protokollin e Shtetit". Ne njoftim thuhet se "Protokolli i Shtetit vepron mbi bazen e Ceremonialit te Republikes se Shqiperise dhe ne zbatim te tij mbikeqyr mbarevajtjen, nga ana protokollare, te aktiviteteve ku marrin pjese personalitetet me te larta te shtetit shqiptar, perfaqesues te shteteve te tjera dhe te trupit diplomatik". Ne kete kuader, Protokolli i Shtetit ishte i pranishem ne aktivitetin e pervjetorit te Beselidhjes se Lezhes. Po ashtu, Protokolli i Shtetit ka qene ne kontakt me institucionet e Presidentit, Kryetarit te Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik ne Tirane, lidhur me vendosjen protokollare te personaliteteve sipas hierarkise shteterore te percaktuara ne ceremonialin zyrtar. Duke qene se brenda pak diteve, ky eshte bere nje incident i perseritur, Protokolli i Shtetit ka shprehur keqardhjen per implikimin e tyre ne diskutime mediatike dhe politike per gjera qe jane jashte detyrave te tij te percaktuara me ligj, sic ndodhi edhe ne rastin e fundit ne pervjetorit e pavaresise se Kosoves. Protokolli i Shtetit kembengul ne faktin se, si ne rastin e fundit, por edhe ne cdo aktivitet dhe ceremoni tjeter, roli dhe angazhimi i Protokollit te Shtetit ka qene ne perputhje te plote me Ceremonialin zyrtar te Republikes se Shqiperise.