Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka bërë homazhe në Paris, për të përkujtuar viktimat që u vranë nga sulmi terrorist që ndodhi me 13 nëntor me ku u vranë 129 persona.

Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shkruar se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten kurrë dhe se populli i Kosovës dhe Qeveria solidarizohen me familjet e të vrarëve.

"Homazhe për të rënët në Bataclan në Paris. Ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten kurrë. Populli i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës solidarizohen me dhimbjen që ndjejnë familjet e 129 të vrarëve në këtë vend dhe të tjerëve në lokacione tjera", ka shkruar Hoti.

Me 13 nëntor, tri ekipe të koordinuara të xhihadistëve të armatosur sulmuan në gjashtë vende të ndryshme nëpër Paris, në një valë të përgjakshme të shpërthimeve vetëvrasëse dhe të shtënave që lanë afro 130 të vdekur dhe mbi 352 të plagosur në stadiumin Stade de France, në sallën e koncertit Bataclan dhe disa kafene e bare të mbushura me klientë.