artan-hoxha-1Nuk ja ka përmendur asnjëherë emrin por është mëse e qartë që gazetari Artan Hoxha i drejtohet direkt kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke aluduar se ai qëndron pas Eskobarit të Ballkanit.

Hoxha përmend termin "floriri" ose të "arta", duke evokuar një akuzë të bërë nga Berisha për Metën në të kaluarën.

Gjithashtu ai aludon, se çdo herë që del ndonjë skandal për ndonjë koëkë të amdhe, menjëherë dalin video dhe skandale eeotike si me porosi për të zhvendosur vëmendjen dhe për të shpëtuar kokat e mëdha.

Hoxha aludon për një analogji që ndopdhie dhe me fotot erotike që iu xnorrën Driotan Prifti, sapo nisi të dëhsmonte për akuzat e Tom Doshit, se Ilir Meta donte ta vriste, apo edhe për vetë videon e Prifit që merrte para, kur Meta akuzohej nga Rama për videon "me bllok në dorë".

Një ditë më parë Hoxha publikoi në FB, pamjet e inaugurimit të kompleksit 3 mln euro të Balilit në Sarandë nga Ilir Meta.

Shkruan Hoxha

Poturret e grisura te Shukriut, s'e mbulojne dot arratisjen spektakolare te Eskobarit te Ballkanit

Poturret e grisura te Shukriut nuk e mbulojne dot skandalin e Eskobarit te Ballkanit dhe qindra milione euro te perfituara nga trafiku nderkombetar i narkotikeve per te financuar komplekse luksoze turistike dhe fushata te kushtueshme elektorale. Çudi e madhe ne fakt, sa here media publikon nje skandal te madh kriminal ku perfshihen politikanet me te rendesishem ne vend, menjehere publikohet nje vidio erotike me poturre te grisura, per te shpetuar poturret e arta te udheheqesit te madh. Ndersa prokuroria nuk humbi asnje minute kohe te merrej me hetimin dhe shoqerimin ne polici te poturre-grisurit Shukri, qe nuk dilte dot nga dera e shtepise prej turpit, poturre-floriri i Sarandes i la pendet ne dere dhe u zhduk pa lene gjurme. Ne rastin e vitit 2006, kur oficeret e policise kriminale te Sarandes, u kapen duke transportuar me furgon me 750 kilogram hashash Lazarati drejt kufirit grek per hesap te poturre-floririt, prokuroria i pushoi hetimet se nuk kishte prova te mjaftueshme. Ne rastin e fundit, prokurorise vertet nuk i mjaftuan 4 dite per te leshuar nje urdher-ndalimi dhe per te marre ne pyetje poturre-floririn e Sarandes qe e kerkon gjysma e Evropes dhe eshte po ashtu eshte funksionar i larte i shtetit, por ama Shukri hamshorit ia hoqi poturret e grisura nga koka per 5 minuta. Edhe qeveria veproi me dy standarte, sipas vleres ne treg te poturreve. Per te shkarkuar nga detyra e drejtorllekut poturre-floririn iu deshen plot 72 ore nga publikimi i skandalit, ndersa poturre-grisurit Shukri ia zbathi poturret per 72 sekonda. Shoke te pushtetit dhe zotrinj te prokurorise, shtrengojini fort poturret tuaja prej kashmiri, jo per ta ruajtur prapanicen nga poturre-grisurit, por nga poturre-florinjte qe po ua gjeten anen, ua zbathin breket nga koka......

ilir meta