Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim të ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni.


Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të shkëmbimeve bilaterale me Italinë, ka njoftuar MPJ


Duke folur për progresin në Kosovë, Hoxhaj njoftoi ambasadorin italian për konsolidimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen që Italia po jep për Kosovën në këtë drejtim.


Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtutjeshme të Qeverisë Italiane për të gjitha proceset që po zhvillohen në vend.


Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Giffoni kanë biseduar edhe për vizitën që ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë, Emma Bonino, do të zhvillojë të mërkurën në Kosovë./Indeksonline/