KOSOVE-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka uruar Sekretarin e ri për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, imzot Paul Gallagher, ben te ditur KosovaPress. 

Ministri Hoxhaj në letër i ka uruar imzot Paul Gallagherit suksese në realizimin e përgjegjësive të tij të rëndësishme diplomatike. “Republika e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen tradicionale të dhënë nga Selia e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar për të thelluar lidhjet tona tradicionale dhe historike”, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj. 

Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka shprehur vullnetin për bashkëpunim të afërt në avancimin e lidhjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit në të ardhmen, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. 

(a.n/BalkanWeb)