SHBA-Faqja e njohur Huffington Post, në faqen e saj online, ka renditur 10 destinacionet më të mira për të kaluar stinën e vjeshtës.
Bazuar në çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, 10 destinacionet e përzgjedhura nga Huffington Post ofrojnë mundësi perfekte për të shijuar stinën e vjeshtës.

E konsideruar si zemra e rivierës shqiptare, Saranda renditet e dyta midis 10 destinacioneve të përzgjedhura.

“Saranda është një qytet i rëndësishëm me rezorte turistike në bregun jonian. E ndodhur më pak se 10 milie nga Korfuzi, Saranda ndanë të njëjtën klimë të nxehtë mesdhetare. Jashtë qytetit ju mund të gjeni rrënonjat e qytetit romak të Butrintit, tashmë një trashëgimi botërore e UNESCO-s”, thuhet në artikullin e Huffington Post.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera “Business Insider”: Turizmi 10 vitet e ardhshme, Shqipëria në 50 vendet e para