Pretendimi për drejtësinë e munguar ka rikthyer në vëmendje një aksident të 5 viteve më parë, ku 2 vjeçari Dionis Buzi u aksidentua për vdekje nga një kamionçinë.


Policia e Fierit ka nisur procedim penal për çiftin Luftar dhe Pranvera Buzi pasi dyshohen se kanë kërcënuar me jëtë përmes një letre prokurorin e çështjes Ç.S.


Policia sqaron se në muajin shtator 2017 shtetasi L.B, 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, ka dërguar një letër ankesë në autoritetet shtetërore ku nëpërmjet saj ka shprehur ankesën për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012 ku si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën djali i tij 2 vjeçar.Sipas këtij shtetasi, nuk janë kryer veprimet e duhura hetimore nga ana e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes.Në këtë letër ai ka kërcënuar me jetë Prokurorin e çështjes, shtetasin Ç.S.


Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penale në gjendje të lirë për shtetasin L.B për veprën penale “Kanosja e Gjyqtarit.


Por vetë çifti i bashkëshortëve Buzi nga fshati Kallm i Vogël teksa ankohen se nuk kanë marrë drejtësi për të birin, mohojnë që të kenë kërcënuar prokurorin.


Luftar Buzi: Për aksidentin nuk më është zgjidhur asgjë.Nuk e kam kërcënuar me jetë. Letrën ja kam dërguar Kryeministrit ku i kam shrehur gjendjen emocionale duke thënë që do vras veten, gruan..


Pranvera Buzi: Mbrëmë ka ardhur policia për kontroll. Firmosa një letër nga policia dhe më morën në polici. Jam në dijeni të letrës se e kam shkruar unë. Jemi në kërkim të drejtësisë.


Avokati i çështjes, Kujtim Cakrani, e cilëson shkelje nga ana e policisë kontrollin e çiftit pa një urdhër, aq më shoqërimin e tyre dhe firmosjen e letrës pa avokat.


Ky kërcënim i letrës së Luftar Buzit, duke marrë parasysh rrethanat nuk është e tillë sepse këta shtetas nuk përbëjnë një rrezik. Familjarët shrehen se nuk e njohin fare prokurorin e çështjes vetëm kërkojnë që të vihet drejtësia në vend.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter