Gjatë viteve ne kemi parë tepër incidente që ndodhin në pasarelën e modës, por nësë modelet nuk do të ishin profesioniste ato do të dështonin. Bëhet fjal për supermodelen Gigi Hadid, e cila është një nga modelet më të zonja të momentit dhe këtë e tregoi më së miri në pasarelë të hënën, ku u detyrua të ecte me një këpucë dhe askush se vuri re.


Teksa ishte duke u përgatitur për mbylljen e shfaqjes pranvere 2018  në sfilatën e Anna Sui në qytetin e  New Yourk-ut, modelja ishte e kuruar nga koka tek këmbët, por për fat të keq njëra nga takat e saj nuk ishte  siguruar siç duhet .


Ajo e humbi atë teksa doli në sfilatë, por 22-vjeçarja e kaloi më së miri këtë problem në New York Fashion Week,  duke treguar profesionalizmin e saj, Gigi u detyrua të ecte me një takë.



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter