Gjergj Smaçi, i cili u plagos pasditen e djeshme, pasi u aksidentua me makinë në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ka ndërruar jetë.


ambulanca-770x439_c


64-vjeçari nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumes, në Tiranë.


Smaçi ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip Ford, kur ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.


Panorama ka mësuar se në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna.


LEXO EDHE:


Aksident në superstradën Lezhë- Shkodër/ Dërgohet me urgjencë drejtë Spitalit të Traumës një person