Klaas-Jan Huntelaar ka vendosur të shtyjë deri në dhjetor bisedimet me Schalken për vazhdimin e kontratës së tij pasi nuk është ende i gatshëm të marr vendim për të ardhmen e tij.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit holandez me Schalken skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi dëshiron të sigurojë qëndrimin e tij në Gelsenkirchen. Por, Huntelaar nuk është gati të marr një vendim.

“Kemi vendosur të shtyjmë bisedimet deri në dhjetor dhe të presim se si zhvillohen gjërat. Kjo është kërkesa e futbollistit dhe ne e kemi pranuar”, deklaroi menaxheri i përgjithshëm i Schalkes, Hortst Heldt për Sport1.