Dy fantazistë shqiptarë në të njëjtin ekip? Kjo mund të ndodhë te Mainc 05, skuadra gjermane e porsangjitur në Bundesligën 1. Ndërsa mesfushori i talentuar, 20-vjeçari Jahmir Jyka është prej një viti pjesë e Maincit, fantazisti me përvojë të madhe ndërkombëtare, 32-vjeçari Ervin Skela, mund të bashkohet me të. Lajmet vijnë nga media gjermane, ku sipas tyre, në bllokun e shënimeve të menaxherit Kristian Hajdel, qëndron edhe emri i lojtarit aktual të Energi Kotbusit, por i lirë prej kësaj të fundit për shkak të klauzolave në kontratë. Gjithsesi, Heidel citohet nga gazeta rajonale “Wiesbadener-Kurier”, se ende nuk ka një kontakt formal me Ervin Skelën. Nëse Skela e Hyka do të luanin bashkë, padyshim që Jahmiri do të përfitonte shumë nga një “brazilian” si Ervini.


E Marte, 02 Qershor 2009